Futboll Seria A Sport

Mesfushori i Fiorentinës/ E kërkonte MILANI por ai zgjedh një tjetër klub në Serie A

Në ditët e fundit Milani dukej gjithnjë e më pranë firmosjes me Milan Badelj. Kroati është një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës katërvjeçarë me Fiorentinën dhe kuqezinjtë dukeshin mjaft të interesuar për të përforcuar radhët në mesfushë pikërisht me të.

Por sipas gazetarit sportiv italian të specializuar në çështjet e merkatos, Gianluca di Marzio, Badelj duket se do të zgjedhë të vazhdojë aventurën e tij në Serie A, por jo te Milan. Kështu ai mësohet të jetë duke diskutuar detajet për një kontratë katërvjeçare me Lazion të cilën pritet ta firmosë shpejt.

Në fakt, edhe Milan mund të mos ndihet shumë keq nga kjo lëvizjsë e 29-vjeçarit. Ai pëlqehej shumë nga ish-drejtori sportive Mirabelli, por me ardhjen e Leonardos në këtë pozicion gjërat mund të kenë ndryshuar dhe Badelj nuk ka dashur të rrezikojë dhe ka nisur bisedimet me Lazion.

Mirabelli dhe Gattuso ishin takuar me menaxherin e lojtarit Lucci, në përpjekje për të mundur konkurrencën e Zenit, gjithashtu të interesuar për të. Por me sa duket lojtari ka zgjedhur të qendrojë në Serie A, por jo te Milan.

Related posts

ZONJA SHKËLQEN NË CHAMPIONS/ Juve del nga kriza, me Dybala fluturon në 1/8

Delo.autor

Andy Murray rikthehet pas një viti, luan në turneun e “Mbretëreshës”

Sadik.Autor

Barça, Valverde: “E rëndësishme fitorja, jo loja!”

Q.Autor

Leave a Comment