Futboll Sport

Deschamps karikon Mbappe: Botërori nuk ka përfunduar ende

Didier Deschamps kërkon të shfrytëzojë në maksimum momentin e mirë që po kalon kombëtarja franceze e veçanërisht sulmuesi i saj Kylian Mbappe, ndaj karikon talentin 19-vjeçar që të shënojë sa më shumë dhe të mos kënaqet me pak. “Mbappe nuk duhet të kënaqet me atë që ka bërë dhe atë që ka arritur deri më tani. Botërori për atë dhe për Francën nuk ka përfunduar ende, ndaj duhet të vazhdojë me këtë ritëm edhe në ndeshjet e tjera. Ai mund të fluturojë më lart. E dimë moshën e tij të re, ndaj ka nevojë që të mësojë nga veteranët”, tha Deschamps.

Në gjysmëfinalen e Kupës së Botës “Rusi 2018”, kombëtarja franceze do të luajë ndaj belgjikë,s një përballje e fortë për “gjelat”. Deschamps pret golat e Mbappe për të mundur belgët, që në takimin çerekfinal ndaj Uruguajit nuk shënoi. “Unë dua më të mirën e tij, më të mirën nga ai. I kam thënë të jetë i kujdesshëm në fushë, të shfrytëzojë mundësitë që ka, të mos nervozohet, pasi e ka një të verdhë dhe kemi nevojë për të në çdo ndeshje. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm në këto momente”, u shpreh Didier Deschamps.

Related posts

TË PAZËVENDËSUESHËM/ Thesar më vete për Milan-in, pesë lojtarë vlejnë 85 milionë euro më shumë

Delo.autor

KUKËSI-DEBRECEN/ Gafa e Frashërit, hungarezët shënojnë me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

MOMENTI PREKËS/ Lojtarët e Leicester dhe familjarët nderojnë të ndjerin Vichai (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment