Sport Të tjera

Dillian Whyte “masakron” Joseph Parkerin në një ndeshje rraskapitëse

Dillian Whyte e ka rrahur rivalin e vet në kategorinë e rëndë në boks, Joseph Parkerin, në “O2 Arena” në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, të dielën në mëngjes.

Britaniku 30-vjeçar tani numëron plot tetë fitore radhazi pasi ishte më i fuqishëm se ish-kampioni i WBO në një meç rraskapitës në Londër, transmeton Gazeta Express.

Parker, 26-vjeçar, u rrëzua në rundin e dytë, si dhe edhe një herë tjetër në rundin e nëntë pas një goditjeje të fortë me të majtën nga Whyte.

Ai boksoi trimërisht në dy rundet e fundit, por Whyte, edhe pse i lodhur, u mbajt deri në fund dhe fitoi me pikë.

Të dy boksierët numëronin nga një humbje nga Anthony Joshua.

Duke folur pas meçit, Whyte tha se dëshiron rimeç me kampionin e WBA, IBF dhe WBO, Joshuan.

“Dua të rrihem me Joshuan në meçin e radhës. Ende ka shumë gjëra për t’u rregulluar, por nëse ai dëshiron, ja ku më ka”, tha ai.

Related posts

ASIST DHE GOLI I HARRY KANE/ Bayern e nis kampionatin me “marshin e katërt”

F.autor

BENEVENTO-JUVENTUS/ Trajneri Pirlo i beson dyshes së sulmit Morata dhe Dybala (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE” ME BRIGHTON/ “Topçinjtë” mbeten sërish jashtë Championsit

Delo.autor

Leave a Comment