Futboll La Liga Sport

NUK DO TA BESONI/ Zidane përgatit rikthimin, këto janë katër alternativat tek klubi i ri

Zinedine Zidane do të rikthehet në 2019-ën. Ai arriti të fitoi 3 herë radhazi Champions League për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni.

Pas triumfit të fundit, ai vendosi të largohej, pasi ishte shumë e mundimshme të ishe në stolin e një prej ekipeve më të mira në botë, së bashku me disa arsye të tjera që nuk janë thënë ende.

E vërteta është se Zidane e la Madridin për të bërë një vit pushim dhe siç e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij si trajner dhe lojtar, e mbajti fjalën, pavarësisht se kishte oferta nga të gjitha anët, ai nuk ndryshoi mendim.

Gjithsesi, francezi dëshiron të kthehet sezonin e ardhshëm për të marrë drejtimin e një ekipi që ka një projekt afatgjatë, në të cilin mund të shfaqë idetë e tij dhe të punojë pa ndikimin e askujt.

Deri më tani, ofertat që po merren në konsideratë për rikthimin e tij janë: Manchester United, që me Jose Mourinhon nuk kanë arritur të tregojnë një stil loje dominuese, ashtu siç ishim mësuar të shihnim me Alex Ferguson. Një opsion tjetër është PSG, një klub që ka vështirësi të mëdha në ndeshjet kyçe dhe kjo ka të bëjë me mungesën e hierarkisë në skuadër.

Ekziston edhe opsioni i kombëtares franceze që ka qenë gjithmonë aty dhe oferta e fundit është nga Bayern Munich, të cilët çuditërisht janë mjaft të çorientuar këtë sezon. Deri më tani United është në avantazh, por ka ende kohë për të marrë një vendim.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME E YLLIT FRANCEZ/ Kriza Florentino-Raiola shkatërroi ëndrrën e Pogba, ja shkaku kryesor

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Nga Shkurtaj tek Hebaj, ja të gjitha lëvizjet e kryera në Superiore…

Delo.autor

Në Itali e presin për të firmosur kontratën, por Berisha “zgjedh”… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment