Futboll Seria A Sport

Juventus merkato edhe tek Atletiko Madrid, merr “armikun” e Ronaldos

Madridi duket se është “foleja” e preferuar e Juventusit për të bërë merkato këtë verë dhe pasi ka sjellë në Torino sulmuesin Cristiano Ronaldo nga Reali bardhezinjtë kanë hedhur sytë edhe nga skuadra tjetër e këtij qyteti, Atletico. Dhe në shënjestër është vënë mbrojtësi Diego Godin, që ishte edhe në Botërorin “Rusi 2018” me kombëtaren e Uruguajit. Godin ka një klauzolë me vlerën e 20 milionë eurove, shumë të cilën Juventusi është gati ta paguajë për të bërë të mundur që mbrojtësi 32-vjeçar të lërë Madridin për Torinon.

Juventusi po kërkon të gjejë zëvendëesuesin e mbrojtësit Daniele Rugani, që me shumë gjasa do të shkojë në Premier League, te Chelsea, duke parë ofertën e mirë që vjen nga Londra, ndaj Godin konsiderohet si ideal për ta zëvendësuar. Godin e Ronaldo janë përballur dhjetëra herë në La Liga e jo vetëm, dy lojtarë që kanë qenë rivalë të ashpër në fushë në derbin madrilen, por që mund të jenë shok skuadre te Juventusi. Uruguajani është një nga mbrojtësit e qendrës më të fortë në botë, ka dëshirë të triumfojë në Champions dhe me Juven e re mkund t’ia dalë mbanë.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Bayern Munich mposht konkurrencën me Juventus për yllin e Atleticos…

Delo.autor

U NDA NGA E DASHURA/ Nejmar nuk humbet shumë kohë për të gjetur partneren e re (FOTO)

Isa.Autor

“PO DRIDHEJ GJITHË SHTËPIA”/ Sulmuesi Xhixha rrëfen frikën e tërmetit: Ankthi u shtua kur…

Delo.autor

Leave a Comment