Sport

Djokovic: Djali im më dha forcën për të fituar në Wimbledon

Turneu i parë i fituar për vitin 2018 për tenistin Novak Djokovic është grand slemi i Wimbledon, sukses që e kthen serbin në “top-10” më të mirët në botë. Për ish-numrin 1 nuk ka qenë aspak e lehtë rikthimi fitues, pas më shumë se një viti argjërim, për shkak të problemeve të ndryshme fizike që ka patur. Në Londër, Djokovic korri suksesin e tij të katërt, grand slem nr.13 në karrierë.

“Nuk ka vend më të bukur për t’u rikthyer protagonist se sa Wimbledon. Pata besim se do t’ia dilja sërish mbanë dhe tani jam fitues. Nuk ka qenë e lehtë, jam operuar, kam qenë larg fushave për një periudhë të gjatë, por ia dola mbanë. Ky turne është i veçantë dhe për herë të parë nga tribuna është dikursh që më thërret, “baba, baba”. Kjo është fantastike, jam i lumtur”, tha Djokovic.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Një shqiptar shënon “Golin e Dekadës” për klubin anglez (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLA/ Griezmann drejt Chelseat, i është premtuar trajnerit të ri…

Delo.autor

Rasti më i çuditshëm në botë/ GOL, FESTË, DËMTIM, dhe… tre kartona (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment