Futboll Premier League Sport

DONATELLI/ Arsenali ka marrë mesfushorin e dytë më të fortë në Europë…

Lucas Torreira është përshkruar si mesfushori i dytë më i fortë në Europë nga ish-trajneri i tij, Marcello Donatelli, i cili ka vendosur Sergio Busquets në vendin e parë.

22-vjeçari është transferuar nga Sampdoria tek Arsenal për përafërsisht 30 milionë euro, me trajnerin Unai Emery që synon të ringjallë një ekip që nuk ka arritur të kualifikohet në Champions League në dy sezonet e fundit.

“Topçinjtë” kanë nevojë për një mesfushor mbrojtës cilësor, edhe pse Xhaka ka zhgënjyer në dy sezonet e fundit të Arsene Wenger. Torreria i ka kaluar dy vitet e fundit te Sampdoria, duke luajtur 71 ndeshje dhe duke shënuar katër gola.

“Teknika e tij, vendosmëria dhe zgjuarsia taktike që ka më kanë befasuar gjithmonë”, ka thënë Donatelli. “Ka qenë gjithmonë i aftë të kuptojë aspektet taktike dhe është shumë i pjekur në leximin e lojës”.

22-vjeçari ndodhet me pushime në Karaibe për momentin pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës me Uruguain.

Related posts

Juventusi e dyfishon epërsinë ndaj Fiorentinës, shënon mbrojtësi… (VIDEO)

Isa.Autor

KONSIDEROHET INIESTA I RI/ Talenti i Barcelonës vendos të qëndrojë në “Camp Nou”

Delo.autor

SHORTI PËR BOTËRORIN E FEMRAVE/ Shqipëria në të njëjtin grup me Kosovën. Mësoni 4 kundërshtarët e tjerë…

Delo.autor

Leave a Comment