Futboll Seria A Sport

“BOMBARDON” RËNDË JUVENTUS/ Cassano: Me këtë futboll nuk shkon askund, nuk del as i katërti

Jo vetëm zbulimi për PSG dhe Pochettino, gjatë transmetimit të mbrëmjes në “TV Bobo”, Antonio Cassano gjithashtu pati mundësinë të fliste për Juventusin. Ish-sulmuesi barez kishte bërë shumë kritika kundër bardhezinjve në të kaluarën, edhe me këtë rast gjërat nuk kanë ndryshuar: “Juve është skuadra që më ka zhgënjyer më shumë në fillim të sezonit.

Edhe kur bardhezinjtë luajnë mirë nuk mjafton, sepse për gazetat ke rëndësi vetëm kur të fitosh. Juve rrezikon të mos përfundojë as i katërti në renditjen përfundimtare duke luajtur kështu, sipas mendimit tim. Unë shoh se kaq nuk është e mjaftueshme. Juve luan 50 metra larg portës së vet, absolutisht nuk mund të kapni kreun me këtë lloj futbolli.

Nuk kam asgjë personale me Juven apo Allegri. Disa thonë, taktika e tij mposhti Tuchel? Epo, ju kujtoj se ai fitoi 4 trofe në 10 muaj, është i pari në renditjen e kampionatit më të vështirë në botë. Ndoshta Juve do të fitojë trofe në maj, por i qëndroj idesë sime: me këtë futboll nuk shkon askund”.

Related posts

ARRITI KUALIFIKIMIN NË EUROPA LEAGUE/ Conte braktis intervistën për Juventus, ja arsyesja

Delo.autor

“KAMPIONI I PARË BOTËROR SHQIPTAR”/ Ambasada e SHBA në Tiranë uron boksierin Florian Markun

Delo.autor

MAKINERI GOLASH/ “Djalli” me “maskë” më i miri i dekadës

Delo.autor

Leave a Comment