Futboll Sport

“Drama” e Montazeri, lojtari që zgjodhi banjën para debutimit në Botëror

Irani nuk ka qenë skuadra surprizë, por ka zënë një vend të veçantë në Rusi 2018, jo vetëm sepse ka qenë pjesëmarrja e dytë radhazi (hera e parë që ndodh) në fazën finale të një Botërori, por edhe sepse kombëtarja e Queiroz, përveçse ka shkuar shumë afër kualifikimit në 1/8-at në dëm të Portugalisë, ka ofruar disa histori të veçanta, si ajo e portier Beiranvand, ish-bari dhe lypës, i cili i ka pritur një penallti Ronaldo-s, ose ajo e sulmuesit Zamoun, që i ka thënë lamtumirë kombëtares në moshën 23-vjeçare për shkak të kritikave të shumta që kanë bërë të ndihet keq mamanë e tij.

Është për t’u mbajtur mend edhe historia e Pejman Montazeri, një nga lojtarët më të vjetër të grumbulluar nga trajneri, i cili ka shkuar një hap larg debutimit në Botëror, por që ka qenë i detyruar të heqë dorë nga ëndrra për shkak të një motivi shumë serioz, por edhe të pabesueshëm. Queiroz, në fakt, donte ta aktivizonte atë në ndeshjen e dytë kundër Marokut, e zhbllokuar në minutat e fundit nga një autogol i Bouhaduz. Zëvendësimi klasik për të fituar disa sekonda, por kur Montazeri ishte gati buzë fushës, ka ndier domosdoshmërinë për shkuar në banjë.

Një nevojë klasike fiziologjike, por fakti është se ajo mundësi për të luajtur në Botëror nuk i erdhi më, duke parë se kundër Spanjës dhe Portugalisë, ai nuk ka bërë as nxehje. Për më tepër, Majid Hosseini, lojtari që mori vendin e tij kundër Marokut, luajti si titullar në dy ndeshjet e tjera të grupit. Për Montazeri, i cili do të mbushë 35 vjeç në shtator, me përjashtim të mrekullive, ëndrra për të luajtur një minutë të vetme në Botëror është shuar përgjithmonë. Do të mbetet emocioni që ka qenë një hap larg realizimit të saj. Një emocion që i ka bërë një shaka të shëmtuar…

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Salzburg-Crvena: Austriakët s’dinë të humbasin në shtëpi

Isa.Autor

FUTBOLLI PA TIFOZË/ Trajneri Deschamps: Nuk ka asnjë shije, gjithçka bëhet për para

Delo.autor

Europa League/ Simeone përzgjedh sfiduesit, Wenger do lavdinë

Sadik.Autor

Leave a Comment