Futboll Sport

Nis shtesa e dytë, Kroacia e Danimarka duan të shmangin penalltitë

95′- Danimarka tenton portën e Kroacisë, gjuajtja e gabuar dhe e parrezikshme.

91′- Skuadrat rikthehen sërish në fushën e blerta, startojnë 15′ minutat e para të shtesës.

Takimi mes Kroacisë dhe Danimarkës ka shkuar me shtesa, kjo pasi skuadrat janë ndarë në barzim 1-1 në 90′ minutat e rregullta të këtij takimi. Kroacia dhe Danimarka si duket kanë “kopjuar” Spanjën dhe Rusinë, takim i cili u luajt pak orë më parë dhe u desh që përveç 30′ minutave shtesë, t’i drejtoheshin pikës së penalltisë, nga ku u penalizua Spanja.

90′- Gjyqtari vendos dhe akordon 3 minuta shtesë.

86′- Perisiç nuk tregohet i saktë, humb mundësinë e artë për të shënuar.

83′- Kovaçic ka fatin kundër, dëmtohet në shpatull, mbledh forcat dhe rifutet në fushë.

70′- Diçka nuk shkon në mesfushën kroate, projektohet Kovaçiç.

67′- Lojë e vakët, mundësi dhe raste të pakta nga të dyja skuadrat.

56′- Vida ka topin në këmbë, lojtari i Kroacisë shpërdoron rastin për të kaluar në avantazh.

51′- Të qeta të dyja skuadrat në këtë fillim të pjesës së dytë, topi qarkullon në mesfushë.

46′- Starton pjesa e dytë.

45′- Gjyqtari vendos dhe akordon vetëm 1 minutë shtesë.

45′- Mandzukiç dëmtohet, lojtari i Juventusit largohet nga fusha e blertë, i gatshëm sërish për tu futur në lojë.

42′- Danimarka provon pas shumëminutash, Eriksen mundohet të bëjë mrekullinë, por nuk realizon planin e tij.

29′- Lovren ka mundësinë të dyfishojë rezultatin, mungon saktësia dhe goli.

35′- Kroacia e pafat, shumë raste por efikasiteti i Danimarkës në mbrojtje lë “thatë” “Dalmatët”.

29′- Katër goditje në portë brenda pak sekonash, Schmeichel bën detyrën dhe ndihmohet nga muri mbrojtës.

25′- 20′ minuta nga fundi i pjesës së parë, humbet “furia” e pesë minutave të para.

20′- Mandzukiç pranë golit të dytë, Kroacia pretendon për penallti, gjyqtari thoët “JO”.

12′- Faull në favor të Kroacisë, Perisiç dhe Rakitiç te topi, asnjë rrezik pasi topi devijoet nga muri mbrojtës. Goditje këndi, te topi Modriç, topi largohet nga zona e rrezikut.

10′- Qetësohet disi situata, skuadrat luajnë të qeta në mesfushë.

4′- Mandzukiç barazon shifra dhe çon rezultatin në 1-1

2′- Mathias Jorgensen kalon në avantazh Danimarkën.

1′- Topin e parë e gjuajnë danezët.7

Related posts

KA DITËLINDJEN/ Kapiteni Chiellini “shpërthen” 35 qirinj, ja urimi që i bën Juventus (FOTO)

Delo.autor

“KY ËSHTË MUAJI…”/ Griezmann kërkon kohë për t’u kuptuar në fushë me Messin dhe Suarezin

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Ylli i Ajax merr vendimin, transferohet tek gjigantët spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment