Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Spalletti mesazh drejtuesve: Ja çfarë pres nga merkatoja

Ditët kalojnë dhe tashmë jemi më pak se tre javë larg startit të Serisë A, por edhe mbylljes së merkatos verore për skuadrat italiane.

Natyrisht që ky fakt e shqetëson shumë Luciano Spallettin, që përveç se duhet të përballet me mungesën e disa lojtarëve, të cilët ishin të impenjuar në Botëror, sheh që edhe shoqëria nuk po bën punën e duhur në merkato.

Trajneri i zikaltërve theksoi se skuadra nuk është akoma e kompletuar për të përballuar një kompeticion, ku do të ketë luftë në tre kompeticione dhe rivalitet të madh.

Ai u tregua mjaft i qartë në një intervistë për Mediaset, kur tha se skuadra ka nevojë për dy lojtarë të tjerë, që të kënaqë pritshmëritë e atyre tifozëve të shumtë, që kanë blerë të gjitha abonimet në dispozicion.

“Është e vërtetë që kemi bërë merkato të mirë dhe kemi bërë disa përforcime, por mungojnë akoma disa elementë, për të qenë konkurrues. Lojtarët e tjerë nuk i dua unë, por ata 40 mijë tifozë që e dhanë sinjalin e parë duke blerë abonimet dhe që presin në fushë një skuadër konkurruese. Për të qenë të tillë, duhet të jemi më të mbuluar në disa pozicione, sepse bëhet fjalë për një sezon të gjatë dhe shumë më impenjativ sesa ai i kaluari”, deklaroi Spalletti.

Related posts

“FRYMËZOHEM NGA RONALDO DHE E KAM SI UDHËRRËFYES”/ Sulmuesi Hoxhaj: Thyej tersin e vlonjatëve në Shkodër

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT ME “PLESHTIN” NË KOMBËTARE/ Agüero: Jemi si një martesë e lodhur…

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ FANGAJ: Me fanellën e LAÇIT ëndërroj kombëtaren kuqezi. Idhulli im është…

Isa.Autor

Leave a Comment