Futboll Sport

DUAN VAZHDIMËSINË/ Futbollistët e kombëtares shqiptare në “udhëkryq” për të ardhmen

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror, tashmë e gjithë vëmendja është kthyer tek merkato në kampionatet elitare të futbollit europian. Ndërkohë që nuk ngelen pas as lojtarët e kombëtraes shqiptarë ku pas një sezoni zhgënjues ku si rezultat erdhën edhe humbjet e ekipit kombëtar në miqsoret me Ukrahinën, Kosovën dhe Norvegjinë. Disa prej titullarëv të ekipit kuqezi janë në udhëkryq sa i takon së ardhmes.

Armando Sadiku i cili është një lider i padiskutueshëm në taktikat e trajnerit Christian Panucci i ka ditët e numëruar tek Levante. Interes për sulmuesin Elbasanas kanë shfaqur disa ekipe në Greqi dhe Turqi.

Në të njëjtin stad qëndron edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi. Bomberi kavajas edhe pse është rikthyer tek paraqitjet e mira dhe golat spektakolar po mendon largimin nga Osmanlispori. 28 vjeçari ka kontakte me disa klube në kampionatin turk por ende asgjë zyrtare.

Një sezon aspak të mirë ka zhvilluar edhe Mërgim Mavraj. Mbrojtësi që aktivizohet tek Hamburgu nuk është më pjesë e klubit pasi gjermanët nuk besojnë tek aftësitë e kosovarit. I gjendur në këtë situatë qendërmbrojtësi po shikon mundësin për të gjetur një skuadër ku të luaj rregullisht. Ofertë për shqiptarin kanë shfaqur disa ekipe në Serië A si Chievo apo Empoli.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E PAZAKONTË/ Njihuni me TRAJNERIN që ka një QEN SI ASISTENT (FOTO)

Isa.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Juventus “blindon” sulmuesin Morata, por mban pezull yllin e skuadrës…

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madrid “shtang” Interin, zikaltërit rrezikojnë të humbasin ICARDIN

Isa.Autor

Leave a Comment