Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ Arsenal-PSG: Francezët kanë shumë mungesa

International Champions Cup mund të mos ketë pasoja për sa i takon rezultateve, por për trajnerin e ri të Arsenal-it, Unai Emery, është kompeticioni i duhur për të testuar skuadrën e tij të re. Për ironi të fatit, ai do të përballet sot (13:30) me të kaluarën e tij.

Spanjolli u largua nga “Parc des Princes” në fundin e sezonit të kaluar pas dy viteve dhe vendin e tij në Paris e ka marrë gjermani Thomas Tuchel, i cili do të kërkojë të marrë një fitore të shtunën.

Arsenal, padyshim, është skuadra më e fortë, por vetëm për shkak të mungesave të shumta që ka PSG për shkak të lojtarëve që kanë luajtur në Kupën e Botës. Anglezët janë ndeshur me Atletico Madrid të enjten, një ndeshje që është fituar pas penalltive nga spanjollët, teksa koha e rregullt është mbyllur në barazim 1-1.

Dyshja e sulmuesit, Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang e kanë nisur atë takim nga minuta e parë, ashtu si Hector Bellerin, Shkodran Mustafi, Rob Holding dhe Sead Kolasinac në mbrojtje.

Edhe portieri i ri, Leno, ka luajtur nga fillimi, ndërsa Henrikh Mkhitaryan është aktivizuar në pjesën e dytë. Trajneri i PSG-së, nga ana tjetër, është i detyruar të bëjë pas një numër të madh titullarësh. Kylian Mbappe, Neymar dhe Edinson Cavani janë disa nga mungesat më të rëndësishme.

Gianluigi Buffon, sulmuesi i krahut Christopher Nkunku dhe mesfushori Adrien Rabiot kanë qenë të vetmit lojtarë të ekipt të parë që kanë luajtur në ndeshjen hapëse të IÇ-së. Një ndeshje hapëse që nuk ka shkuar shumë mirë për francezët, të mundur 3-1 nga Bayern Munich.

Statistika

– Të gjithë titullarët e PSG kundër Bayern të marrë bashkë, kanë luajtur 60 ndeshje të Ligue 1 sezonin e kaluar, me Adrien Rabiot dhe Christopher Nkunku që kanë luajtur 47 në total.

– Arsenal dhe PSG janë ndeshur në fazën me grupe të Champions League 2016/17, me të dy takimet që janë mbyllur në barazim.

– Arsenal ka marrë gjashtë fitore në nëntë miqësoret e fundit.

– PSG ka humbur 3 ndeshjet e fundit që ka luajtur në ICC.

Related posts

Ylli i Anglisë paralajmëron fëmijët: Të jesh futbollist nuk është aq bukur sa duket

Sadik.Autor

SULMUESI E MBYLL ME NAPOLIN/ Milan përgatit ofensivën. “Kuqezinjtë” ofrojnë lojtarin e preferuar të Gattusos

Delo.autor

PAS 9 MINUTASH LOJË/ Sadio Mane ndëshkon Salzburg, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment