Futboll Seria A Sport

DUHET TË BINDI GASPERININ/ Gjimshiti në rrezik, tek Atalanta duan mbrojtës

Trajneri Gasperini është në hall për prapavijën. Atalanta, që në nisje të përgatitjeve humbi një mbrojtës, i cili u dëmtua dhe prapavija është e gjitha për t’u sistemuar. Rikthimi i Gjimshitit nga Benevento, pasi i përfundoi huazimi, duket se nuk mjafton për të garantuar qëndrimin e shqiptarit. Për momentin, ai është i pesti në radhë për nga renditja e lojtarëve të prapavijës, mirëpo problemet e shfaqura në ndeshjen e Ligës së Europës kanë vënë në lëvizje drejtuesit.

Tek Atalanta po kërkojnë një qendërmbrojtës dhe ky nuk është aspak lajm i mirë për shqiptarin. Për momentin ai nuk bind që të ketë rol titullari, por edhe për qëndrimin në stol, duket se drejtuesit janë të lëkundur. Momentalisht, largimi i tij është bllokuar, pasi klubi kërkon të shmangë emergjencën, por në rast të një afrimi cilësor, Gjimshiti do duhet të vihej në lëvizje për të gjetur një skuadër tjetër. Benevento ka qenë një nga skuadrat e interesuara për ta rikthyer sërish në ekip, por mbetet për t’u parë.

 

Related posts

I ZBULON NUMRIN NË LIDHJE DIREKTE/ Neymar: 10 mijë mesazhe në 5 minuta për yllin e Premier

Delo.autor

SPAL-JUVENTUS/ Vendasit barazonjë shifrat, shënon Bonifazi

Delo.autor

E FUNDIT/ U dëmtua rëndë, Kukësi prish kontratën me mesfushorin pas 6 vitesh

Isa.Autor

Leave a Comment