Futboll Sport

Ish-mesfushori i BINDUR: Gareth Bale do të jetë lideri ri i Real Madridit

Ish-lojtari i Real Madrid, Steve McManaman, tha sot se, pas largimit të Cristiano Ronaldo, rolin e liderit te “Los Blancos” do ta marrë Gareth Bale, edhe pse, sipas tij, skuadra e drejtuar nga Lopetegui duhet të forcohet më tej. “Ekipi ka humbur një nga lojtarët më të mirë në botë, Real Madridi ka nevojë për dikë tjetër. Sigurisht që ka Bale, Benzema, por nevojiten më shumë përforcime. Barcelona fitoi La Liga-n sezonin e kaluar me shumë pikë më tepër në klasifikim”, – tha ish-mesfushori për “Efe”.

McManaman, i cili është në Miami si ambasador i La Liga, për ta promovuar atë në SHBA, beson se Barcelona “është më e fortë se në sezonin e kaluar, ndërsa Real Madridi më i dobët, për shkak se ka humbur Ronaldon. Unë mendoj se Julen Lopetegui dëshiron t’ia ngarkojë Bale rolin e liderit, që e kishte Ronaldo. Është shumë e vështirë, për shkak se Cristiano ka pasur një mesatare prej një goli në çdo ndeshje, por Bale është një lloj tjetër i lojtarit, shumë dinamik dhe do të bëjë një sezon të madh”.

Ish-lojtari i Liverpool, i cili veshi fanellën e bardhë midis viteve 1999 dhe 2003, shtoi se uellsiani ndihet mirë dhe tashmë, pas lëndimeve, pasi kaloi një pushim të mirë, është gati të bëjë liderin te Real Madridi: “Trajneri Julen Lopetegui është një njeri i mirë dhe pret një sukses të madh, por e ka shumë të vështirë për të punuar. Ai ka një presion të madh mbi vete, sepse trajneri i mëparshëm, Zidane, fitoi dy tituj dhe tre Champions me Real Madridin.

Eshtë detyra e presidentit për ta përforcuar ekipin dhe për ta ndihmuar trajnerin të përballojë një sezon të mirë. Unë mendoj se është e pamundur për ta marrë Mbappé, por në gazeta, gjithashtu, flitet për Cavani, madje edhe për Lewandowski. Këto janë pista të mundshme transferimi”.

Related posts

Tjetër goditje e Shkëndijës, merr mbrojtësin nigerian Wakili nga Trakai

Q.Autor

Rafinha: Inter? Dua të qëndroj

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT PA GOLA NË FRANKFURT/ Ylli i Interit paralajmëron kthimin: Gati për të dielën…

Delo.autor

Leave a Comment