Futboll Seria A Sport

PLAS TEK INTERI/ Candreva NERVOZOHET dhe GODET ASHPËR 18-vjeçarin në stërvitje (VIDEO)

Antonio Candreva nuk po kalon një moment aspak të qetë te Interi, sepse pas një sezoni pa shënuar asnjë gol, askush nuk është më i bindur për t’i besuar një vend si titullar.

Për sulmuesin italian Interi po vlerëson ofertat, pasi Spalletti ka dhënë miratimin për largimin e tij, por natyrisht që ky fakt duket se e ka bërë vërtetë nervoz futbollistin.

Kjo është shfaqur qartë në seancën e djeshme stërvitore, ku Candreva ka qëlluar me shpullë mesfushorin 18-vjeçar, Xian Emmers, në një mënyrë vërtetë të turpshme dhe aspak të denjë për një futbollist me eksperiencën e tij.

Gjithçka nisi pas një dueli mes të dyve, ku topi doli jashtë dhe mbrojtësi pretendoi se nuk e kishte prekur. Kjo nervozoi Candrevën, që në aksionin pasardhës ndërhyri me forcë te 18-vjeçari dhe në përplasje e sipër, përdori duart për ta qëlluar në fytyrë.

Incidenti ka ndodhur para syve të Spallettit, ndërsa klubi zikaltër nuk ka reaguar ende për këtë situatë, por duket se tashmë Candreva mund t’i ketë vënë vulën largimit të tij nga Interi.

Related posts

“L’Equipe” zbulon lojtarin që CR7 kërkon tek Juventus

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ATALANTAS/ Inzaghi: Ata nuk të lënë mundësinë të kapesh askund, po përpiqemi të…

Delo.autor

Muller mundohet të rrisë optimizmin tifozëve gjerman: Kini besim tek ne

Isa.Autor

Leave a Comment