Futboll Seria A Sport

ZHVILLOI STËRVITJEN E PARË/ Ja si u prit RONALDO nga shokët e skuadrës (FOTO+VIDEO)

Juventusi ndodhet në Amerikë për turneun Champions International Cup, por në kamerat dhe vëmendja janë të gjitha në Torino, aty ku në orën 16:00 ka qenë momenti kur Kristiano Ronaldo ka zbritur nga makina dhe bashkë me çantën e tij i është drejtuar “Juventus Medical Center”.

Portugezi kreu edhe testet mjekësore, bashkë me Higuain, Kuadrado, Dibala, Dagllas Kosta dhe Bentankur.

Të gjithë janë takuar dhe kanë kryer vizitat e duhura, apo matjet mjekësore, mes batutave dhe bisedave. Ndërkohë, ajo që ka rënë në sy është se atletikisht, Ronaldo është prezantuar super, si pas pushimeve, ashtu si gjithmonë.Nuk ishte i vetmi, pasi edhe Higuain ka befasuar me formën e tij fizike dhe barkun thuajse “petë”…

Related posts

Angli-Panama/ Penallti për Anglinë, Kane vrastar nga 11 metra (VIDEO)

Sadik.Autor

Plas te Brazili: Neymar sherr me Thiago Silva-n

Sadik.Autor

BYLIS-KUKËSI/ Duro synon fitoren për të thelluar diferencën me “bardheblutë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment