Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Messi kërkon mesfushorin SPEKTAKOLAR që kushton 100 milionë euro…

Barcelona ndryshon planet e merkatos. Presingu i vazhdueshëm i katalanasve, për të marrë Willian nga Chelsea, ka dështuar, pasi “blutë” e Londrës pretendonin 80 milionë euro. Në këto kushte, Barça mori Malcon nga kthetrat e Romës, për rreth 40 milionë euro, por merkato e tyre nuk do të mbyllet me aq.

Lionel Messi ka kërkuar nga klubi dikë në gjendje të zëvendësojë Iniesta dhe Paulinho, të cilët u larguan gjatë verës dhe emri i preferuar nga argjentinasi është Miralem Pjanic.

Futbollisti është kërkuar edhe nga Manchester City dhe vetë trajneri Pep Guardiola e ka telefonuar lojtarin. Në këto kushte, Juventus ka nisur një ankand të mirëfilltë duke ditur interesimin e Barcelonës.

Tanimë, boshnjaku Pjanic kushton 100 milionë euro.

Related posts

Nuk është Higuain/ Milan kërkon një tjetër lojtar për ta shkëmbyer me Bonuccin

Isa.Autor

Lëvizja surprizë e Edon Hasanit, firmos në Iran me Sepahan

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Mbrojtësi vlonjat prezantohet tek Partizani

Delo.autor

Leave a Comment