Futboll Premier League Sport

“ÇMIMI VJEN ME PRESION”/ Virgil Van Dijk këshillon Meguire: Trego cilësitë e tua në fushë dhe mos…

Deri dje çmimin e mbrojtësit më të shtrenjtë në botë e mbante Virgil Van Dijk, kur u ble nga Liverpool për shifrën e 75 mln paundve.

Por holandezi ra nga froni pasi Manchester United bleu Harry Maguire nga Leicester për shifrën e 80 mln paundve.

Gjithsesi Van Dijk i ka dhënë së fundmi një këshillë Meguire, si një njeri që e ka provuar të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të çmimit.

“Çmimi vjen me presion por nuk ndryshon shumë sepse gjithmonë keni presion në klube të mëdha si Manchester United.

Nuk është e lehtë të zhdukësh plotësisht presionin. Shumë gjëra janë më të rëndësishme se sa të luash futboll. Duhet ta shijosh, por presioni do të jetë gjithmonë aty.

Vetëm përqendrohuni në atë që doni të bëni dhe luani lojën tuaj më të mirë. Tregoi cilësitë e tua në fushë, shijoni lojën tënde dhe mos mendo për gjërat e tjera.

Nëse kundërshtarët lëvizin gjatë ndeshjes sepse ju kushtoni shumë, çfarë mund të bëni? Unë nuk i dëgjoj ata. Kjo nuk ndryshon asgjë në kokën time”, tha Van Dijk.

Related posts

Andrea Conti rikthehet pas 6 muaj në skuadrën e Milanit

Q.Autor

Në Mykonos për pushime/ DYBALA nxjerr foto të PASMET e të fejuarës së re

Isa.Autor

Fabio Parisi: Bernd Leno zgjodhi Napolin përpara se Anceloti të arrinte marveshjen me klubin

Sadik.Autor

Leave a Comment