Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Nëse dështon Courtois, Reali do të tentojë për KAMPIONIN  e Botës

Tashmë është e sigurt. “Bonuset” për Kejlor Navasin kanë përfunduar dhe me largimin e Zidanit nga stoli i Realit, ai nuk do të ketë më vend si protagonist. Ose do të largohet, ose do të pranojë stolin. Madrilenët afruan të riun Andrij Lunin, por nuk do të jetë ai gardiani titullar për sezonin e ardhshëm. Trajneri Hulen Lopetegui kërkon një portier të rëndësishëm dhe me emër në arenën europiane.

Më i përfoluri është Tibo Kurtua, por ai është “bllokuar” nga Çelsi dhe këta të fundit nuk e lënë të lirë pa gjetur një tjetër portier. Por, Reali i Madridit nuk ka ndërmend ta presë pafundësisht belgun. Në rast se kjo tratativë e nisur prej kohësh do të dështojë, atëherë portieri që mund të përfundojë në Madrid është Hygo Loris. Kampioni i botës me Francën tregoi një formë shumë të mirë në Rusi, por edhe me Totenhemin ka bërë paraqitje shumë të mira në sezonin e kaluar. Por, çmimi për të është shumë i lartë dhe “Spërsat” nuk kanë ndërmend ta shesin kollaj. Vlera e tij mund të shkojë mbi 50 milionë euro

 

Related posts

SHKARKIMI I SARRIT/ “Zonja e Vjetër” si Reali dhe Barcelona, katapulton legjendën në krye të stolit

Delo.autor

PRAPASKENA/ Ylli i larguar në fund të sezonit: Spalletti nuk më donte tek INTERI

Isa.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Rruga drejt Tiranës, zbulohet shorti i fazës së 1/16-ve

Delo.autor

Leave a Comment