Futboll Sport

SHËNOI GOL/ SOKOL Cikalleshi drejt Rizesporit, e pret Samir Ujkani

Dilema për të ardhmen, por një konfirmim në të tashmën. Sokol Cikalleshi nuk e ka humbur sensin e protagonizmit dhe nuhatjen përpara portës. Sulmuesi shqiptar shënoi në miqësoren që skuadra e tij, Osmanlispor, fitoi 2-1 përballë Alaniasporit, gjatë fazës përgatitore përpara startit të sezonit të ri.

Cikalleshi finalizoi një kundërsulm të shpejtë të ekipit të tij, duke bërë gjithçka mirë në kontrollin e topit, ndërsa me të majtën e dërgoi topin në rrjetë, për të marë duartrokitjet e të pranishmëve.

Sulmuesi kavajas vijon normalisht përgatitjet me skuadrën e tij, por natyrisht që vëmendja kryesore është te merkato. Osmanlispori tashmë do të luajë në Ligën e dytë turke, pasi sezonin e kaluar nuk arriti të siguronte qëndrimin në Superligë.

Cikalleshi, nga ana e tij, do të dëshironte të kthehej të luante mes më të mirëve dhe ambicia nuk është e pabazuar. Interes serioz për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare ka shfaqur Rizespori, ekipi i sapo kthyer në elitë dhe që synon të formojë një skuadër cilësore, me futbollistë me eksperiencë në nivele të larta.

Së fundmi ekipi nga rajoni i Detit të Zi bleu nga Kremoneze portierin Samir Ujkani. Drejtuesit e Rizesporit po mendojnë që kapitenit të përfaqësueses kosovare t’i shtojnë edhe sulmuesin kuqezi, për të realizuar objektivin e mbijetesës në Superligë.

Related posts

Miqësorja e parë e Kukësit për “Championsin”, Maribori nuk kursehet (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ “Të Kuqtë” thellojnë shifrat, shënon Mane

Delo.autor

IMOBILE GABON SHËNJESTËR/ Godet keq në stomak tifozin. Të qarën e fëmijës e pushon vetëm… fanella

Delo.autor

Leave a Comment