Futboll Sport

Platini i dënuar nga FIFA nuk shkon në Moskë për finalen, por inkurajon Francën

“Allez les Bleus”, ka qenë inkurajimi që Michel Platini i ka dhënë kombëtares së Francës, që do të luajë në finalen e Kupës së Botës ndaj Kroacisë. Ish-numri 10 i kombëtares franceze ka deklaruar se nuk do të jetë në Moskë për të parë finalen e Botërorit, por në shtëpi. “Do të jem në shtëpi, së bashku me familjen time, me miqtë e mi, duke parë këtë spektakël në televizor. Do të mbështes mikun tim Deschamps dhe të gjithë kombëtaren për të arritur një fitore”, tha Platini.

Ish-presidenti i UEFA-s është pezulluar nga FIFA deri në tetor të 2019-ës për shkelje të kodit të etikës, pasi ka marrë 1.8 milionë euro nga Blatter, në shkëmbin të konsulencës që ai ka dhënë. Por gjykata e ka shpallur së fundi të pafajshëm ikonën e futbollit francez dhe 62-vjeçari synon të rikthehet sërish aktiv, duke synuar postet drejtuese në UEFA apo FIFA. Pavarësisht kësaj, ai është i “dënuar” ta shohë ndeshje në shtepi dhe jo në stadium, siç do të ndodhë për shumë ikona të futbollit botëror.

Related posts

FESTON 75-VJETORIN/ NBA shpall listën me basketbollistët më të mirë në histori

Delo.autor

Legjenda e Skocisë kujton ndeshjen në Shqipëri: Na dhanë fasule të ftohta, Enver Hoxha nuk na pëlqente me mjekër

Q.Autor

ANALIZA/ Champions dhe Seria A, ja pse Milani ka dy fytyra

Delo.autor

Leave a Comment