Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Perez kërkon t’i vërë “drynin” portës së Real Madrid

Real Madrid është në bisedime me Chelsean për të marrë portierin Thibaut Courtois dhe mungon vetëm dakordësia për shumën finale të transferimit. 26-vjeçari sapo fitoi vendin e tretë në Kupën e Botës dhe është shumë i interesuar të kthehet në Madrid ku ka luajtur më parë me Atleticon, pasi aty jeton edhe familja e tij.

Në fillim të muajit vetë 26-vjeçari tha se dëshironte të jetonte bashkë me familjen e tij dhe duket se Reali ka përfituar nga faktorët personalë për t’i bërë një ofertë që do të ishte fantastike për të. Belgu ka vetëm një vit kontratë të mbetur me Chelsean dhe për të mos e humbur me parametra zero londienzët duke se janë të gatshëm të pranojnë ofertën e Real Madrid.

Edhe pse për disa ditë vëmendjen më të madhe në Madrid e mori largimi i Cristiano Ronaldos për te Juventus dhe Florentino Perez është duke punuar fort për të sjellë një zëvendësues të denjë për portugezin, presidenti madrilen nuk e ka harruar portën, që është një prioritet për të, edhe pse Keylor Navas ka qenë protagonist gjatë sezonit, sidomos me pritjet e tij në Champions League.

Perez ka qenë gjithashtu i interesuar për David de Gean apo Alisson Becker dhe Jan Oblak të rivalëve të Atleticos, por Courtois duket se është ngjitur në vendin e parë në listën e preferencave. Belgu shihet si një alternativë më e lehtë për t’u arritur duke qenë se Manchester United dhe Roma mund të kërkojnë shifra shmë më të larta se sa do t’i duhej për të.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Lucas Paquetá në janar ishte pranë kalimit te rivalët e…

Delo.autor

“MILANIT NUK I GJUAN DOT NË PORTË”/ Analiza e legjendës Bergomi: Lukaku është më i dobët se…

Delo.autor

PËSOI HUMBJE TË RËNDË NË “CAMP NOU”/ Klopp beson: Ishim pa fat, por ndeshjen e kthimit…

Delo.autor

Leave a Comment