Futboll Kategoria Superiore Sport

BESËLIDHJA-TIRANA/ Trajneri Egbo rokadë tek “Bardheblutë”, ja formacioni i mundshëm

Me të gjitha gjasat Tefik Osmani nuk do të luajë sot në sfidën e dytë me Besëlidhjen. Lojtari ka pasur dhimbje mesi dhe nuk është stërvitur fare gjatë përgatitjes së djeshme. Ai nuk do të jetë në formacion. Vendin e tij në qendër të mbrojtjes do ta zërë Erjon Hoxhallari, që lë vendin majtas dhe si titullar në këtë pozicion do të luajë Ismajlgeci.

Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e gjitha me lojtarët që janë aktivizuar pak këtë kampionat. Një nga provat në Lezhë do të jetë sërish aktivizimi për një pjesë të kohës të Çelhakës si mbrojtës i djathtë. Mesfushori i talentuar tashmë mund të jetë fare lehtë një lojtar polivalent, nisur edhe nga karriera e tij te moshat  në të cilat ka luajtur edhe si futbollist i linjës së djathtë.

Në prapavijë, pritet që krahas Bakajt në portë, të vendosen Sidibe dhe Hoxhallari e Ismajlgeci. Në mesfushë pritet kapiteni Karabeci si dhe Stafa, Edon Hasani në rolin e trekuartistit dhe në sulm Morina e Halili nga krahët në mbështetje të Ismael Dungës.

Kësisoj, Egbo pritet të bëjë një rrotacion masiv, pasi bardheblutë me shumë mundësi duan të mbyllin çështjen titull në sfidën me Kukësin dhe fitimi i ndeshjes në Korçë është detyrim.

OSMANI

beselidhja

Related posts

“AJO QË PAMË NË LONDËR…”/ Capello i ashpër me Juventusin: Chelsea u dha leksion futbolli

Delo.autor

VALLADOLID-BARCELONA/ Messi “MAGJIK”me asist, Lenglet zhbllokon sfidën për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Juventus e shiti për disa ‘kacidhe’, tani ai vlen mbi 100 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment