Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Cristiano RONALDO pranon pagën që i ofron Juventusi

Cristiano Ronaldo është gjithmonë e më pranë Juventusit. Lojtari portugez ka një marrëveshje të plotë me klubin italian prej disa javësh dhe është plotësisht i vendosur që të largohet nga Madridi në ditët e ardhshme. CR7 do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. E vetmja pikë që mbetet për t’u zgjidhur është marrëveshja ndërmjet klubeve.

“La Vecchia Signora” ka ofruar 100 milionë euro, ndërkohë që klubi spanjoll kërkon të përfitojë diçka më shumë. Dëshira e Cristianos për të lënë Madridin vjen nga mosmarrëveshjet e tij me Presidentin, Florentino Perez. Gjithashtu, Reali kërkon para’ për të përballuar blerjen e Neymar.

Cristiano do të mbyllë një cikël që filloi në vitin 2009. Real Madrid, me largimet e Cristiano dhe Zidane humb dy shtyllat e tij më të rëndësishme të sukseseve të fundit.

Related posts

SERIE A/ Crotone ndal Lazion, ka festë edhe në Milano

Sadik.Autor

Zidane: Nuk do ta bëjmë në pantallona kundër Bayernit

Sadik.Autor

E ARDHMJA E TALENTIT NË DILEMË/ Ajaxi kërkon shërbimet e yllit të “Los Blancos”, ja surpriza e merkatos

Delo.autor

Leave a Comment