Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ Hazard: Më shumë francez se tifoz i Belgjikës 

Në një intervistë për “beIN Sports”, gati 48 orë nga gjysmëfinalja e Kupës së Botës kundër Francës, kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard, ka rrëfyer ndonjë sekret në familje. Mbi të gjitha ka sqaruar disa gjëra në lidhje me foton që qarkullon në orët e fundit në rrjet, aty ku aid he vëllezërit Kylian e Thorgan, që të dy futbollistë, madje me të dytin edhe shok në përfaqësuese, janë të fotografuar që fëmijë, në plazh, të gjithë me fanellën e Francës, madje më saktë, të gjithë me fanellën numër 10 të Zidane.

“Për disa vite kemi qenë të gjithë më shumë “francezë” se sa tifozë të Belgjikës. Kjo sepse jemi rritur me mitin e Francës kampione bote në 1998”, sqaroi ylli i Chelseas dhe Belgjikës, duke folur edhe për marrëdhënien e tij me shokun e klubit, francezin N’Golo Kante’: “Luaj gjatë të gjithë vitit me Kante dhe mund të them se ai është futbollisti më i mirë në botë në rolin e tij”. Një deklaratë kjo e Hazard që vjen si përgjigje ndaj brazilianit Casemiro, i cili kishte deklaruar se Sergio Busquets ishte mesfushori më i fortë në qarkullim.

Related posts

“JASHTËTOKËSORI” ZBULON SEKRETIN/ Messi: Ndihesha i keqtrajtuar, doja të largohesha nga Barcelona

Delo.autor

Çmendet Reali, ofron këta dy super lojtarë për Harry Kane

Sadik.Autor

Presidenti i UEFA-s/ Ceferin: Të gjithë e dinim që kishte një problem me MILANIN por tani…

Isa.Autor

Leave a Comment