Futboll Sport

Dalic: Ndalëm Messi dhe Eriksen, tani e ka radhën Harry Kane

Trajneri kroat Zlatko Dalic shpreson që mbrojtja e tij të përsërisë paraqitjet heroike ndaj Lionel Messi-t dhe Christian Eriksen kur të përballet me Harry Kane në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Kane është golashënuesi më i mirë i turneut.

Ndërkohë Kroacia ka pasur nevojë për fatin e penalltive për të avancuar në dy fazat e fundit. Trajneri Dalic beson se ekipi i tij mund të ndalojë Kane, ashtu siç e bëri me Messi dhe Eriksen.

“Do të jetë shumë e vështirë, ai është golashënuesi më i mirë dhe lojtari anglez më i mirë, bashkë me Sterling,” shprehet Dalic në konferencën për shtyp. “Dejan Lovren e njeh mirë dhe me Vida-n në prapavijë krijojnë një dyshe të mirë. ne ndalëm Messi dhe Eriksen, dhe do të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë me Kane.

“Anglia është një ekip i ri me talent të madh. Ata luajnë me shpejtësi të madhe dhe agresivitet dhe janë shumë të rrezikshëm në goditjet standarde. Anglia nuk ka asnjë pikë të dobët.”

Related posts

“SKUQEN” RRUGËT E KRYEQYTETIT/ “Ultras Guerrils” marshojnë drejt stadiumit “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ME NJËRËN KËMBË JASHTË CHAMPIONSIT/ Ja cili është dëmi financiar për Juventusin

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Gënjeu për moshën dhe emrin, klubi gjerman zbulon se sulmuesi nuk “ekziston”

Delo.autor

Leave a Comment