Futboll Sport

Ndryshim planesh për portierin, Flamurtiari “vëzhgon” ish-kampionin e Superiores

Çështja e portës së Flamurtarit është futur në listën e merkatos. Tekniku i kuqezinjve Ilir Daja nuk i bashkohet mendimit të administratorit Sinan Idrizi se dyshja Pano Qirko dhe Edmir Sali janë në gjendje të mbajnë në shpatulla fatin e sezonit të bregdetarëve.

Duke parë moshën e tyre relativisht të re dhe mungesën e eksperiencës, ish-trajneri i Skënderbeut po shqyrton alternativa më bindesë për gardianin e ri të vlonjatëve. Një emër vërtet i vlefshëm është ai i Enea Koliçit, i cili ka fare pak kohë që nuk figuron më te Kukësi.

Lojtari ka deklaruar se pavarësisht se synimi i tij është të gjejë një ekip jashtë Shqipërisë, nuk e përjashton mundësinë që të qëndrojë sërish në Superligë. Koliçi ka qenë pjesë e vlonjatëve në sezonin 2012-2013 dhe një rikthim i tij në Vlorë do të pritej me entuziazëm. Ndërkohë bisedimet për të sjellë në Vlorë 4 “shënjestrat” e Skënderbeut vazhdojnë ende ku nga Osmani, Mici, Muzaka dhe Soëe nuk ka dalë asnjë përgjigje konkrete.

 

Related posts

NA LA PA FJALË/ E dashura e “Chicharitos” i tregon të gjitha, pozon NUDO (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Suso “shkatërron” planet e Milan për yllin argjentinas…

Delo.autor

MERR FUND “TELENOVELA”/ Një kampion bote vishet verdhekuq, firmos me ROMËN

Isa.Autor

Leave a Comment