Futboll La Liga Sport

SHIFRA TË ÇMENDURA/ Barcelona ka dy alternativa në vend të Hazard

Barcelona nuk ka ndërmend të vazhdojë përpjekjet për të marrë në radhët e veta Eden Hazard, pasi ka mësuar shifrat e çmendura të cilat qarkullojnë rreth lojtarit. Sipas “Daily Mail” Florentino Perez ka bërë ofertën marramendëse prej 170 milionë eurosh për belgun, por kjo është refuzuar nga Chelsea pasi Roman Abramovich kërkon plot 200 milionë Euro.

Përgjatë ditëve të fundit u përfol se katalanasit ishin në avantazh ndaj Realit për shërbimet e belgut që arriti deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me kombëtaren e tij. Por duke mësuar kërkesën e tepruar të Abramovich, drejtuesit e klubit kanë vendosur të presin dhe të mos bëjnë më asnjë përpjekje për Hazard.

E vetmja mundësi që gjërat të marrin një tjetër rrjedhë është këmbëngulja e lojtarit për t’u larguar, pasi deri tani nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Chelsean, e cila skadon në vitin 2020. Siç është raportuar edhe më parë, Hazard nuk dëshiron të mbetet jashtë nga Champions League prandaj është i predispozuar që të largohet.

Dy alternativa për Barcelonën – Por deri sa të largohen shifrat e frikshme, kartalanasit kanë rikthyer vëmendjen te dy alternativa më pak të kushtueshme, por që mund të rezultojnë në fund po aq efikase. Bëhet fjalë për një tjetër lojtar të Chelseat, Ëillian, për të cilin Barcelona duket se ka bërë një tjetër ofertë prej 53 milionë stërlinash dhe po pret përgjigjen e londinezëve, pasi fillimisht oferta prej 3 milionë stërlinash më pak nuk ishte pranuar. Ndërkohë, Bartomeu dhe njerëzit rreth tij po rishohin mundësinë e blerjes së Christian Eriksen nga Tottenham, një pistë kjo që ishte lënë në harresë pasi të gjithë ishin përqendruar te Hazard.

Related posts

ZYRTARE/ Kërkohej nga Milan, talenti i Barcelonës transferohet tek skuadra e Premier League…

Delo.autor

ZBULON PËRFORCIMIN E RADHËS/ Barcelona nënshkruan me 19-vjeçarin brazilian…

Delo.autor

SUKSESI NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Van Gal pranon epërsinë e kundërshtarit: Belgjika? Më e mirë se…

F.autor

Leave a Comment