Boks Sport

E FRIKSHME/ Daniel Cormier sherr me Brock Lesnar në kafaz pas fitores së titullit (VIDEO)

Pasi fitoi titullin kampion bote në peshën e rëndë ndaj Stipe Miocic në eventin e UFC-226, sportisti Daniel Cormier ka zbuluar edhe rivalin ndaj të cilit do ta mbrojë këtë titull. Ai është Brock Lesnar, që në gusht mbyll karrierën e tij në sportin e WWE-së dhe do të rikthehet në kafaz. Gjatë intervistës së tij në kafaz, menjëherë pas fitores, 39-vjeçari Cormier u shpreh: “Ftoj të ngjitet në kafaz Brock Lesnar, një ish-kampion bote në UFC. Nuk e kisha menduar kurrë se do të përballesha ndaj tij, por erdhi koha. Brock, ngjite by… në kafaz dhe eja këtu”, tha Cormier.

Por edhe pse ftesa e tij dukej miqësore, situata në kafaz u tensionua sapo Lesnar hyri brenda. “Ti do by… time”, tha Lesnar dhe shtyu Cormier, që fluturoi dy metra tutje. Ndërkohë që ndërhynë forcat e sigurisë për të ndarë dy kampionë e arteve marciale mikse, që nuk i kursyan fyerjet mes tyre gjatë kohës që qëndronin në kafaz. “Provo më shty edhe një herë dhe do të shkosh të flesh gjumë”, tha Cormier, që tentoi të shtyjë një shkëmb si Lesnar. I pranishëm në kafaz edhe presidenti i UFC-së, Dana White, që duket se ka gati asfidën e radhës për titullin kampion në peshat e rënda.

Related posts

ISHTE PRANË LARGIMIT/ BENZEMA “çmend” tifozët madrilen me deklaratën e fundit

Isa.Autor

NJË “UJK” SI QUAGLIARELLA/ Veterani i jep avantazhin Sampdorias dhe vendos rekord (VIDEO)

Delo.autor

MEDIA SPANJOLLE LARTËSON KUMBULLËN/ “Mundo Deportivo”: “Muri” shqiptar, triumfoi edhe ndaj CR7

Delo.autor

Leave a Comment