Futboll Seria A Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Roma parakalon Napoli-n dhe Juventus-in, merr vendin e tretë

Roma ka fituar 3-0 kundër Udinese-s në javën e 22-të të Serisë A.

Tri pikë shumë të rëndësishme për verdhekuqtë, që kanë parakaluar Napoli-n dhe Juventus-in në renditje dhe janë ngjitur në vendin e tretë, duke shkuar 4 pikë larg Inter-it të vendit të dytë dhe gjashtë larg Milan-it kryesues.

Heroi i sfidës së Olimpico-s ka qenë Jordan Vertout, autor i dy golave dhe një rekordi. 27-vjeçari, në fakt, është bërë golashënuesi më i mirë francez i Roma-s në kampionatin italian me 15 realizime, një më shumë se Vincent Candela.

Goli i tretë i vendasve është realizuar nga Pedro. 25 minuta lojë për Dzeko-n, i cili e ka nisur edhe ndeshjen e sotme nga stoli.

Related posts

“TIRANA E MERITONTE FITOREN”/ Flet presidenti Demi pas humbjes: Nuk jam i zhgënjyer, por…

Delo.autor

FITUAN ME POLEMIKA/ Asamoah: Erdhi një moment dhe Chiesën nuk e duroja dot më, sepse…

Isa.Autor

Kampioni shqiptar kërkon “fronin” në boks, sfidon hapur “Rockyn” (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment