Futboll Sport

E goditën me ÇEKIÇ në KOKË, tifozi i Liverpool del nga koma pas 3 muajsh

Lajme të mrekullueshme kanë ardhur sot nga spitali për tifozin e Liverpool, Sean Cox, i cili u godit në mënyrë të pamëshirshme nga disa tifozë të Romës në gjysmëfinale të “Champions League” jashtë stadiumit “Anfield”.

53-vjeçari, babai i 3 fëmijëve, kishte udhëtuar nga Irlanda për të parë ndeshjen, por nuk e kishte llogaritur që disa tifozë të Romës do ta godisnin me çekiç dhe rripa në kokë.

Si rrjedhojë e kësaj ngjarje ai ishte në koma prej 3 muajsh, por sot mediat angleze shkruajnë se Cox fatmirësisht ka dalë nga kjo gjendje. Nga spitali i Dublinit “Beaumont Hospital” konfirmohet se tifozi ka rifituar vetëdijen dhe i është nënshtruar një rehabilitimi të përkushtuar.

Gjithashtu bëhet me dije se rikuperimi i tij është disi i avashtë, por me rëndësi është dalja nga koma.

Related posts

NDODH NË RUSI/ Lojtari shpallet njeriu i ndeshjes dhe merr dhuratë një… kallash (FOTO)

Delo.autor

“JEMI NË TELASHE”/ Mourinho: Ja çfarë më shqetëson më shumë…

Delo.autor

NUK KA QETËSI TEK PANCERAT/ Ish-kapiteni i Gjermanisë: Low duhet të ishte LARGUAR

Isa.Autor

Leave a Comment