Sport Të tjera

E HABITSHME/ TOUR DE FRANCE: Tifozët GODASIN dhe PËSHTYJNË çiklistin (VIDEO)

Duhet të ishte një etapë e gëzuar ajo e të enjtes për Chris Froome. Çiklisti britanik e mbylli etapën e 12-të në vend të katërt duke u ngjitur në vend të dytë në renditjen e përgjithshme të Tour de France.

Por një video e publikuar së fundmi tregon një episode të shëmtuar që rrezikoi të prishë garën e tij. Gjatë etapës në alpe një prej tifozëve që po ndiqte garën iu afrua me nxitim dhe e goditi e madje disa minuta më vonë një tjetër edhe pështyu.

Vetë Froome nuk pranoi të komentonte pamjet televizive, por katër herë kampioni i Tour de France u duk që kishte mbetur i mërzitur me ngjarjen e shëmtuar.

Frika që mund të kishte reagime ndaj britanikut ishte e lartë pasi ai u shfajësua nga akuzat për përdorim lëndësh të ndaluara vetëm pak javë para nisjes së garës, diçka që nuk u prit mirë nga tifozët e sportit, të cilët vitet e fundit kanë parë raste të shumta të dopingut në çiklizëm.

https://youtu.be/8wBpSejODRs

Related posts

TREGON MOMENTIN E VEÇANTË ME MESSIN/ Lojtari i Xhamajkës: Gjatë gjithë kohës i kërkoja fanellën, nuk e kisha… (VIDEO)

Delo.autor

STERLING KËRCËNON ME LARGIMIN/ Guardiola: Justifiko veten, derën e ke të hapur

Delo.autor

NUK PRANON TË SHTYJË DATËN/ Aktorja turke martohet me futbollistin në kohë koronavirusi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment