Futboll Seria A Sport

E KEQJA S’KA FUND/ Milani i shpëtoi PËRJASHTIMIT, por ja çfarë sanksionesh RREZIKON

Anulimi i vendimit për të përjashtuar Milanin nga Liga e Europës, nuk do të thotë që kuqezinjtë nuk i presin sanksionet. Ndëshkimet nisin nga një paralajmërim i thjeshtë në një heqje të titujve, por nuk do të jetë ky rasti i “Djallit”.

Shkeljet në trevjeçarin 2015-2017 kërkojnë gjetjen e një marrëveshjeje të re me UEFA-n dhe mundësitë e masave shtrënguese janë në thelb dy. Në rastin e parë, kuqezinjtë mund të ndëshkohen me gjobë, teksa do t’u lejohet të kërkojnë një pakt të ri me UEFA-n, duke qenë se kanë ndryshuar përsëri president.

Rasti i dytë mund të jetë një marrëveshje direkte me UEFA-n, teksa organika mund të limitohet në 21 lojtarë dhe të kufizohet merkatoja në një masë të tillë, e cila të mos ndikojë në bilancin e kuqezinjve, që praktikisht do të thotë që duhen shitur lojtarë përpara se të afrohen të tjerë dhe nuk duhet të ketë humbje në shpenzime.

Cilido qoftë sanksioni, Milani ka më shumë gjasa të përballet me disa masa shtrënguese pak më të lehta sesa me një masë ndëshkimore të vetme dhe të rëndë.

Related posts

“JAM NË DORËN E ZOTIT”/ Fituesi i Turit operacion në shtyllën kurrizore: 95% mundësi të isha i paralizuar

Delo.autor

ZYRTARE/ Përforcimi i parë te Ballkani me Shkëmbin, afrohet një mesfushor

Delo.autor

FINALJA E COPA AMERICA/ Brazil shihet si favorit, ndërsa Peru vjen “surprizë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment