Futboll Sport

SHPËTOI NGA BURGU/ Zbulohet shuma STRATOSFERIKE që pagoi RONALDO

Cristiano Ronaldo po ndërpret çdo lidhje dhe çdo gjë që e bashkon me Spanjën. Pasi ka nxjerrë në shitje të gjitha pronat e tij atje, sot radio spanjolle “Cadena Cope” ka bërë me dije se portugezi ka paguar 14 milionë euro për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes tatimore.

Ronaldo ka mbyllur gjyqin kundër tij, ku akuzohet për mashtrim me deklarimin e të ardhurave, me të cilin rrezikonte 2 vjet burg. Përveç shumës së lartpërmendur, Ronaldo do të paguajë edhe 5 milionë euro të tjera si gjoba dhe shpenzime.

Pas kësaj marrëveshje Ronaldo ndërpret çdo gjë që e lidh me shtetin spanjoll, madje raportohet se ai ka ndërprerë edhe punimet në një hotel që po ndërtonte në Madrid.

Related posts

SKANDALI NË ANGLI/ Modelja franceze: Më ka PËRDHUNUAR një futbollist “vip”

Isa.Autor

U FTUA sërish nga PANUCCI/ Klubi italian bëhet krenar për emrin e lojtarit KUQEZI (FOTO)

Isa.Autor

ALARM TE BRAZILI/ Neymar dëmtohet sërish, ja koha e rikuperimit të sulmuesit

F.autor

Leave a Comment