Futboll Sport

E MAHNITËSHME/ 20 mijë interistë i përgjigjen thirrjes së Spallettit

Interi do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar mbështetjen e tifozerisë, që skuadra zikaltër të bëjë një paraqitje të mirë si në Serinë A ashtu dhe në arenën ndërkombëtare. Dhe menjëherë ka ardhur mbështetja e fansave, që brenda pak ditësh kanë arritur kuotën e 20 mijë abonimeve, shumë që pritet të jetë më e lartë deri në fillimin e sezonit të ri. Skuadra zikaltër do të nisë përgatitjet për kampionat pas 3 ditësh, ndaj tifozët kërkojnë të ndjejnë praninë e tyre, duke bërë që numri i abonimeve të ketë një rritje të ndjeshme sezonin e ri.

Sezonin e fundit Interit e fitoi “derbin” me Milanin për sa i përket fifozëve në takimet e luajtura në “San Siro”, me një mesatare prej 57 mijë tifozësh krahasuar me 52 mijë që kishte skuadra e Milanit. Dhe ishte pikërisht derbi i “Madoninës” ai që vendosi rekordin e 78 mijë shikuesve në këtë sfidë, më shumë se 1 milionë shikues në 19 ndeshje që zikaltërit kanë luajtur sezonin e kaluar në fushën e tyre.

“Prania juaj në stadium është e rëndësishme dhe ndihemi të nderuar që do të bëjmë më të mirën për këtë tifozeri në kampionati dhe Europë”, thuhet në deklaratën e klubit zikaltër, që synon të arrijë kuotën e 30 mijë abonimeve këtë sezon, objektiv i arritshëm, duke parë se do të luajë në Champ[ions League. Blerjet e reja kanë motivuar jo vetëm skuadrën por edhe fansat, që besojnë më shumë te skuadra e Spallettit.

Related posts

REAL MADRIDI ME NJË OBJEKTIV TË RI/ “Los Blancos” interesohet për Gvardioli/ “Los Blancos” interesohet për Gvardiol

F.autor

Sampdoria-Inter, zikaltrit kanë shumë probleme në transfertë

Q.Autor

Francë –Itali/ “Gjelat” nuk ndalen dhe shënojnë golin e qetësisë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment