Futboll Seria A Sport

E MAHNITSHME/ Kjo mund të jetë shtëpia e ardhshme e RONALDOS në Torino

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi, Juventusi dhe Cristiano Ronaldo. Një histori që vazhdon dhe çdo ditë që kalon dhuron ‘copëza’ për të pasuruar një mozaik që është gati të të transformohet në një kryevepër. Lajmet e fundit që vijnë nga Italia kanë të bëjnë me atë që mund të jetë shtëpia e ardhshme e CR7, e refuzuar në të kaluarën nga U2 për shkak të qerasë shumë të shtrenjtë, por që dikur aty kanë jetuar Fabio Cannavaro dhe Zinedine Zidane. Dy ish lojtarë të Juventus, por edhe të Real Madrid.

Siç raporton portali Repubblica.it, bëhet fjalë për një vilë madhështore në kodrat e Torinos, Strada San Vito Revigliasco 486, larg nga qyteti dhe i rrethuar nga gjelbërimi. Jo shumë larg nga Villa Frescot, banesa e vjetër e avokatit Gianni Agnelli dhe ku aktualisht jeton John Elkann. Ajo që e bën të veçantë është qeraja ditore prej 40 mijë eurosh (në mesin e më të shtrenjtave).

Negociatat, gjithashtu edhe për shtëpinë, janë konfidenciale siç mund të lexohet në faqen zyrtare të kompanisë Furbatto Immobili. Dhe Cesare Furbatto, i cili është duke negociuar shitjen, ka folur për Repubblica.it: “Unë kam një takim në fundjavë, por me konsulentin e një kompanie. Nëse mbrapa atij qëndron Ronaldo këtë gjë nuk mund ta them, sepse askush nuk më ka thënë gjë “. Mendohet që Ronaldo ka punësuar në një kompani për të identifikuar të paktën tre vende në qytetin ku ai po mendon të lëvizë.

Related posts

“FALENDEROJ ATO QË KISHIN KRITIKA”/ Andi Lila: Mos më lini të dal nga rruga e drejtë

Delo.autor

ZYRTARE/ Rekoba i rikthehet futbollit, ish-lojtari i Inter bëhet trajner tek klubi…

Delo.autor

MUSKUJ PREJ KRISTALI/ Tani Dibala vë në rrezik edhe rinovimin me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment