Futboll Sport

Shorti i UEFA-s/ Skuadra kosovare “noton” në të njëjtën vazo me atë serbe

Jo vetëm klubet e futbollit, por dhe skuadrat e futsallit do të hidhen në short nga UEFA. Në kompeticionin e Champions League për futbollin e sallave të mbyllura merr pjesë dhe ekipi i Kosovës Feniks midis 57 skuadrave pjesëmarrës nga 34 klubet.

Sipas paracaktimit të vazove, ekipi kosovar është vendosur në të njëjtën vazo me ekipin serb të Ekonomacit të Kragojuvacit. Pozicionimi në vazo është kryer sipas koeficientëve të renditjes së skuadrave dhe ekipi serb është në radhëne dytë kurse Feniks në radhën e katërt ç’ka detyron të hidhen në short më vete, por pa përjashtuar një përballje të mundshme.

Por sipas vendimit të qeverisë europiane të futbollit duelet midis skuadrave ukrainase dhe ruse ndalohen kategorikisht për shkak të marrëdhënieve të tensionuara në lindje të Ukrainës.

Shorti hidhet pas pak duke filluar nga ora 14:30.

 

Related posts

Formacionet zyrtare: Kosovë – Madagaskar, starton Zhegrova

Sadik.Autor

HABIT bashkëshortja e ish-mbrojtësit të Realit të Madridit: Nuk kam më dëshirë të bëj s*ks

Delo.autor

BILANCI SEZONIT 2020-21/ 209.9 milionë euro humbje për Juventus, klubi nuk heq dorë nga super projekti

Delo.autor

Leave a Comment