Futboll Premier League Sport

E MBULUAN ME “AR”/ Kjo është paga stratosferike që Chelsea do t’i ofrojë Hazard

Eden Hazard nuk do të largohet nga Chelsea për të veshur fanellën e Real Madridit. Klubi spanjoll nuk është i gatshëm të paguajë rreth 200 milionë të kërkuara nga presidenti i bluve të Londrës, Roman Abramovich për t’i dhënë dritën jeshile sulmuesit belg të largohet nga “Stamford Bridge”. Hazard shkëlqeu në Kampionatin Botëror me Blegjikën duke arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës, duke fituar medaljen e bronxit në Rusi. Nisur nga fakti që “Los Blancos” nuk mund të shpenzojnë kaq shumë para për të nënshkruar me 27-vjeçarin, drejtuesit e klubit po shpejtojnë për të nënshkruar një kontratë të re me të.

Kontrata e Hazard përfundon në vitin 2020. Blutë e Londrës janë gati t’i ofrojnë një zgjatje dhe t’i rrisin rrogën deri në 17.5 milionë euro neto për sezon. Maurizio Sarri, nga ana tjetër, do t’i japë atij shiritin e kapitenit. Hazard është një nga lojtarët më të spikatur të Premier League dhe ka patur interes nga shumë klube duke përfshirë edhe Barcelonën. Dëshira e tij është kalimi te Real Madridi, por “Los Blancos” nuk e shohin atë si zëvendësuesin ideal për sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo, i cili vendosi të largohet nga “Santiago Bernabéu” drejt Juventusit. Gjithsesi edhe te Chelsea me afrimin e trajnerit Sarri, ai do të ketë mundësinë të luftojë për trofeun e Premier League këtë sezon.

Related posts

Tabela e transferimeve/ Merkato në Superiore, njihuni me të gjitha lëvizjet

Sadik.Autor

LAJM I MADH PËR SHQIPTARËT/ Setien zbulon listën e Barcelonës, ja vendimi për Manajn (FOTO)

Delo.autor

NGA KLUBET TEK POLICIA/ Prova e madhe për derbin kryeqytetas, ja çfarë pritet në “Air Albania”

Delo.autor

Leave a Comment