Sport Të tjera

E PABESUESHME/ Kampioni olimpik xhamajkan braktis atletikën për regbinë

Ashtu sikurse është e parashikueshme, për shkak të shpejtësisë së tij, do të luajë si anësor në kombëtaren xhamajkane të regbisë. Ish-atleti Warren Weir, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Londër 2012” në stafetën 4×100 metra, ku ishte edhe Usain Bolt, ka vendosur të provojë një aventurë të re në sportin e regbisë.

28-vjeçari xhamajkan u dëmtua në prill të këtij viti gjatë një gare, duke mbyllur sezonin 2018 të garave të pistës. Ai do të luajë në turneun e regbisë me 7 lojtarë në Lojërat e Amerikës Qendrore, turne që zhvillohet në Kolumbi. “Është një sport i bukur dhe dua të mësoj më shumë. Ndoshta mund të jem në “Tokio 2020” në sportin e regbisë”, tha Weir.

 

Related posts

LUKS SI MBRETËRIT E FRANCËS/ Messi do të banojë në vilën që kushton 48 milionë euro (FOTO)

Delo.autor

REVOLUCION TEK MILAN/ Ja kush do të jetë roli i Rangnick tek “Kuqezinjtë”!

Delo.autor

ZOTËRON SHIFRA MBRESËLËNËSE/ Ky lojtar i Real Madrid është më efikas se “Pleshti” dhe CR7

Delo.autor

Leave a Comment