Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Mesfushori i Barcelonës pranë rikthimit në kampionatin Kinez

Paulinho Bezerra është shumë pranë përfundimit të aventurës së tij në Barcelonë. Lojtari ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga ish-klubi i tij, Guangzhou Evergrande që aderon në Superligën kineze. Siç shkruan “Mundo Deportivo”, mesfushori është i vendosur që t’a pranojë. Gjithashtu edhe Barcelona e ka të vështirë që t’a refuzojë ofertën e gjigantëve kinezë.

29-vjeçari është shumë i lumtur në “Camp Nou”, por nuk ka luajtur një rol udhëheqësi në ndeshjet e rëndësishme, sikurse ishte ajo ndaj Romës në Champions League. Ndaj, braziliani ka vendosur të vlerësojë seriozisht ofertën e ish-klubit të tij. Përveç kësaj, ai po shikon edhe objektivët e drejtuesve katalanas, të cilët janë të fokusuar te afrimi i mesfushorëve, pas largimit të Andres Iniestas. Arthur dhe De Jong janë shumë pranë kalimit te blaugranët. Duke pasur parasysh këtë skenar dhe eksperiencën pozitive që ka kaluar në Kinë në radhët e Guangzhou, Paulinho është pothuajse i vendosur të pranojë propozimin për t’u rikthyer atje.

“Mundo Deportivo” zbuloi se Barcelona ka marrë ditën e dielë ofertën zyrtare për lojtarin, të transferuar nga agjenti i tij, Kia Joorabchian. Ky komunikim është bërë nga përfaqësuesi i tij me vullnetin e Paulinhos. Tani, Barça do të përfitojë 50 milionë euro për brazilianin, një vit pasi e ka blerë për 40 milionë.

29-vjeçari ka zhvilluar një sezon me Barcelonën, ku ka luajtur 34 ndeshje dhe ka shënuar nëntë gola. Aktualisht mesfushori ndodhet në Rusi, i angazhuar në Kupën e Botës 2018-të me kombëtaren e tij Brazilin, me të cilën ka arritur të kualifikohet deri në raundin çerekfinal deri më tani. Sonte luajnë ndaj Belgjikës, ku do të synojnë një tjetër biletë për në raundin tjetër.

Related posts

E PARITUR/ “Djajtë” janë të detyruar të shesin një “yll” në janar, por nuk është POGBA…

Isa.Autor

Shilton nuk e harron golin e Maradonës: Ai duhet të kërkojë falje

Q.Autor

Spalletti rikuperon njeriun e ndeshjeve të mëdha, asgjë serioze për “gladiatorin”

Isa.Autor

Leave a Comment