Cudirat e Boterorit Futboll Sport

E PABESUESHME/ Pranon të humbasë lindjen e djalit për të luajtur kundër Anglisë

Kapiteni i Suedisë është gati që të humbasë lindjen e djalit të tij vetëm që të mos mungojë në ndeshjen kundër Anglisë. Andreas Granqvistnuk do të humbiste për asgjë në botë ndeshjen e të shtunës kundër anglezëve dhe ndërsa bashkëshortja e tij pritet të sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë brenda pak ditësh, mbrojtësi nuk ka ndërmend që të kthehet në shtëpi.

“E kam ndarë mendjen që do të qendroj”, thotë ai. “Gruaja ime është njeri shumë i fortë dhe e denim se mund të shkonte kështu që para se të niseshim për në Rusi. Deri tani nuk ka ndodhur asgjë. Nëse do të kem mundësi që të bëj një udhëtim të shpejtë për në shtëpi edhe mund ta bëj. Por çfarëdo që të ndodhë, nuk dua të humbas çerekfinalen”.

Në kampin tjetër, atë anglez, Fabian Delph sapo është rikthyer në skuadër pasi udhëtoi për në shtëpi kur bashkëshortja e tij lindi fëmijën e tyre të tretë, duke munguar në ndeshjen me Kolumbinë. Por nëse Delph është rezervë tek Anglia, Granqvist ka qenë pjesë thelbësore e skuadrës suedeze që ka befasuar jo pak këtë Botëror.

Skandinavët kishin që prej vitit 1994 – kur u renditët të tretët – që nuk shkonin aq larg në Botëror, edhe pse nuk kanë me vete për herë të parë pas shumë vitesh yllin e skuadrës Zlatan Ibrahimovic. Por Granqvist beson se mungesa e emrave të mëdhenj ka qenë në të mirë të skuadrës suedeze.

“Ne luajmë me një mbrojtje shumë të mirë dhe kompakte. Kemi humbuir emrat e mëdhenj dhe na u desh ta nisnim nga e para dhe të përfshinim 23 lojtarë, jo vetëm një ose dy. Kemi punuar shumë fort dhe kemi treguar se mëbshtesim njëri-tjetrin. Kjo është forca e Suedisë për momentin”, tha ai.

“Harry Kane është fantastik. Anglia luan më shumë në sulm se sa ka bërë në të kaluarën, me lojtarë të talentuar si Sterling. Por kundër nesh do ta kenë të vështirë”.

Related posts

PAS ZYRTARIMIT TEK JUVENTUS/ Kean feston rikthimin me një fjali: Sikur të mos isha larguar kurrë…

Delo.autor

SFIDA NDAJ KURBINASVE/ Nuk përmbahet trajneri i Kraiovës: Turp i madh nëse Laçi na eliminon

Delo.autor

SEZONI I MILAN DHE E ARDHMJA/ Trajneri Pioli zbërthehet përpara dy ndeshjeve të fundit!

Delo.autor

Leave a Comment