Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ “Telenovela” Malcom, mamaja në Romë ndërsa ai në Barcelonë

Telenovela aktuale e merkatos me personazh kryesor Malcom ka shkaktuar një tërmet në Francë dhe në Itali. Me Romën që ishte duke shtruar tapetin e kuq për blerjen e re, Bordeaux ka bllokuar transferimin në minutën e fundit pas një bisede me Barcelona-n.

Dhe nuk ishte vetëm lojtarë që ishte befasuar nga ky ndryshim, por edhe pjesëtarët e familjes.

Sipas italianes Premium Sport, mamaja e Malcom ishte duke udhëtuar për në Romë kur dëgjoi se marrëveshja ishte bllokuar.

Kjo do të thotë se ajo mbërriti në Itali, jo si i biri, dhe është në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Nuk dihet akoma nëse mamaja e tij do të udhëtojë në Barcelonë apo do të presë që marrëveshja të bëhet zyrtare përpara se të blejë biletën.

Related posts

Ronaldo i pandalshëm/ Gaboheni, adidas shpenzon miliona euro për ta ndalur (FOTO)

Sadik.Autor

PRITJES I VJEN FUNDI/ Lajm shumë i mirë për tifozët e Luftëtarit

F.autor

Zbulohet kundërshtari i qershorit, Shqipëri-Ukrainë në tokën helvete

Sadik.Autor

Leave a Comment