Futboll La Liga Sport

TRADHTOI ROMËN/ Braziliani Malcon shkon tek Barcelona për… milionë euro

Barcelona ka arritur marrëveshjen për të blerë nga Bordeaux sulmuesin brazilian Malcom. Ai mbërriti në Spanjë ku do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe nëse gjithçka shkon “ok”, katalanasit do të paguajnë 50 milionë euro te klubi francez.

Kjo lëvizje vjen pasi Chelsea refuzoi 70 milionë euro të ofruara për Willian. Kjo ishte oferta e katërt edhe e fundit e katalanasve për brazilianin, por “blutë” kërkuan 85 milionë euro dhe marrëveshja dështoi.

Në fundjavën e kaluar, Bordeaux arriti marrëveshjen me Roma për transferimin e Malcom në kryeqytet të Italisë, por gjithçka dështoi në momentin që Barcelona hyri në bisedime.

Të hënën, Malcom pritej në Romë, por në orët e fundit të mbrëmjes erdhi oferta e Barcelonës. Bordeaux i kërkoj falje publike Romës për shkeljen e fjalës së dhënë, por u ndikua nga dëshira e futbollistit që zgjidhi “Camp Nou”, përpara “Olimpico”.

21-vjeçari Malcom, që mund të luajë në të dyja krahët e sulmit, ka luajtur 84 ndeshje zyrtare me Bordonë dhe ka shënuan 20 gola, teksa ka dhënë edhe 13 asiste.

Related posts

LIVE/ Ajax-Juventus, David Neres barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Real Madrid tërhiqet nga futbolli në moshën… 34-vjeçare

Delo.autor

“ÇËSHTJA MESSI ËSHTË SHUMË E NDJESHME”/ Luis Enrique: Klubet janë mbi të gjithë individët

Delo.autor

Leave a Comment