Futboll

Trashëgimtarët e fronit: 5 lojtarët që pritet të jenë pasardhësit e Messi dhe Ronaldo

Me Cristiano Ronaldo që mbush 33 vjeç të hënën dhe Lionel Messi pothuajse 30, kush janë talentet më premtues të Europës që do të trashëgojnë Ballon d’Or?

“Një pyetje e mirë,” shprehet Cristiano Ronaldo teksa mban në dorë Ballon d’Or e pestë në karrierë dhjetorin e kaluar. “Shoh disa lojtarë me potencial të madh, Asensio, Mbappe, Neymar, Dembele, Hazard, Rashford… dhe të tjerë. Në gjeneratën e re janë të paktën 10 lojtarë me potencial të madh.

Para më shumë se 10 vitesh ishte hera e fundit që Kaka fitoi Ballon d’Or përpara se Messi dhe Cristiano të katapultoheshin duke fituar më tepër se kushdo tjetër në histori çmimin personal më të rëndësishëm.

Por tani me Ronaldo që mbush 33 dhe Messi 30, ka ardhur një erë e re në botën e futbollit.

Teksa Neymar bën 26 vjeç në të njëjtën ditë me Ronaldo-n dhe Hazard është 27 vjeç, që njihet si mosha e pjekurisë për një lojtar – po del një gjeneratë me potencial të madh. Nga Asensio, te Dembele dhe Mbappe apo Rashford, Sancho dhe Sessegnon, lufta për t’u bërë ylli më i madh i futbollit është hapur.

Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)

Mbappe pritet të bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë i historisë kur 19-vjeçari të finalizojë transferimin nga Monaco te PSG, pas po kalon sezonin i huazuar në kryeqytet. Shuma që PSG do të paguajë është 145 mln euro,e 35 mln që janë bonuse, ku përfshihet edhe 20 mln euro nëse fiton Ballon d’Or. I biri i një ish-ylli të hendbollit algjerian dhe babait nga Kameruni, shënoi 26 gola në sezonin e tij të parë të plotë me klubin. Javën tjetër ai do të luajë ndeshjen e jetës ndaj Real Madrid në 1/8 të Champions League dhe e gjithë bota i ka sytë tek ai.

Marco Asensio (Real Madrid)

Po të mos ishte për ndërhyrjen e yllit të tenisit Rafael Nadal ai mund të kishte përfunduar te Barcelona dhe jo te Los Blancos. Por në verën e 2015 presidenti i Real, Florentino Perez, telefonoi 16-herë kampionin e Grand Slam dhe i kërkoi ndihmë për të blerë lojtarin i cili vuante nga një dëmtim kronik në gju në rini por në atë kohë luante në vendlindjen e Nadal, Mallorca. Pasi kaloi një sezon i huazuar te Espanyol, Asensio u përshtat menjëherë te skuadra e Zidane dhe shënoi tetë gola në sezonin e tij të parë të plotë. Këtë sezon nuk ka shkëlqyer, por ky është faji i klubit më tepër se faji i tij.

Osumane Dembele (Barcelona)

Pas muaj pasi Dembele u transferua në Camp Nou për një shumë 130 mln euro ai vazhdon të mbetet jashtë i dëmtuar. Pritej shumë nga lojtari me prejardhje të miksuar nga Mali dhe ishujt Mauritius, i cili është rritur në qytetin e Evreux të Normandisë dhe filloi karrierën te Rennes përpara se të kalonte te Borussia Dortmund. Por një tërheqje muskulore në debutimin e tij në shtator dhe një tjetër muajin e kaluar e kanë mbajtur jashtë fushave. Dembele padyshim që i ka të gjitha atributet për të qenë një nga më të mirët: shpejtësi shpërthyese, aftësinë për të kaluar kundërshtarin, godet mirë me të majtën dhe të djathtë dhe ka një balancë të shkëlqyer. Pyetja është nëse ka temperamentin e duhur për të bërë gjëra të mëdha në një ambient me presion aq të madh si te Barcelona, megjithëse prezenca e Messi-t duhet ta lehtësojë punën e tij për disa vite në vazhdim.

Jadon Sancho (Borussia Dortmund)

Kur Dortmund rezervoi numrin 7 për një 17-vjeçar nga jugu i Londrës pas largimit të Dembele verën e kaluar, shumë tifozë të klubit menduan se ishte një gjest i madh me një si nga e ardhmja. Por ata e kishin gabim, pasi ai është e tashmja. I votuar lojtari i turneut në Kampionatin Evropian të U-17, atij iu mohua e drejta për të luajtur në fazën e grupeve të Kupës së Botës për U-17 nga Dortmund që kishte nevojë për të. Që prej atij momenti ai ka bërë pesë paraqitje në Bundesliga dhe ka shënuar asistin e parë në barazimin 1-1 ndaj Hertha Berlin muajin e kaluar.

Gabriel Jesus (Manchester City)

Teksa Neymar mbetet lideri i padiskutueshëm i Brazilit të ringjallur që u kualifikua me lehtësi në Kupën e Botës, ishte 20-vjeçari premtues golashënuesi më i mirë i Selecao-s me 7 gola në 10 ndeshje. Jesus u adaptua shpejt në Premier League pas mbërritjes te Manchester City nga Palmeiras për 30 mln euro në janar të 2016 dhe ka gjetur rrjetën tetë herë këtë sezon përpara se të pësonte një dëmtim në gju. Ai do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën edhe 3 javë përpara se të rikthehet me shpresën për të qenë gati në Kupën e Botës në verë.

 

Related posts

MJAFTOJNË 9 MINUTA LOJË/ Shaqiri zhbllokon sfidën ndaj Lincoln me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

BEFASON KAPITENI I NUREMBERG/ U ndalon seksin shokëve të skuadrës në Bundesligë

Isa.Autor

SHTOHEN PROBLEMET PËR BARCELONËN/ Coutinho i nënshtrohet operacionit, ja kur pritet rikthimi në fushë…

Delo.autor

Leave a Comment