Futboll Sport

Kukësi zyrtarizon largimin e Pacult, habit me arsyet e “divorcit” me trajnerin austriak

Klubi i Kukësit ka njoftuar ndërprerjen e marrëveshjes me Peter Pacult. Në lajmërimin e bëtë falënderohet austriaku për punën e bërë, por ka disa gjëra që nuk shkojnë. E para ka të bëjë me arsyen e largimit të trajnerit. Te Kukësi thonë që e gjitha vjen për arsye financiare, por si ka mundësi që austriaku e drejtoi ekipin në sfidën kundër Valletta-s. Normalisht me të do ishte biseduar më parë për kushtet e vijimit të bashkëpunimit dhe jo pas një ndeshjeje që barazuan. Thuhet se ka pasur debate në analizën e bërë dhe kjo ka shkaktuar krisjen mes palëve. Gjithsesi duhet pritur nëse vetë Pacult do të flasë, pasi te Kukësi sqarimi zyrtarë është i qartë: palët nuk kanë rënë dakord për pretendimet financiare.

NJOFTIMI I KUKËSIT – “FK Kukësi ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me trajnerin, Peter Pacult. Dy palët nuk kanë rënë dakord për pretendimet financiare, kështu që klubi i Kukësit, e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese trajnerit Peter Pakult në karrierën e tij të mëtejshme. Klubi dhe ekipi vijojnë me intensitet punën dhe stërvitjen për të kaluar në turin tjetër të Champions League. Nesër do të kemi në drejtimin e ekipin një trajner, që merr përsipër objektivat e klubit dhe ka përvojën dhe profesionalizmin e duhur për të drejtuar FK Kukësin”, shkruhet në njoftimin e Kukësit.

Mes rreshtave, në deklaratë është edhe një fjali thumbuese. “Nesër do të kemi në drejtimin e ekipin një trajner, që merr përsipër objektivat e klubit dhe ka përvojën dhe profesionalizmin e duhur për të drejtuar FK Kukësin”. Me siguri kur Pacult të lexojë këtë deklaratë nuk do të ndihet mirë. Vallë i mungonte atij profesionalizmi i duhur për ta drejtuar Kukësin. Është e vështirë që ndokush të bindet për këtë gjë, por si gjithmonë nga verilindorët është e vështirë të ikësh me shtrëngim duarsh. Sa i takon trajnerit të ri, ai do të jetë Armando Cungu.

Related posts

VIDEO/ Këto janë puthjet më “romantike” të historisë së futbollit

Q.Autor

Islanda, 66 mijë tifozë kërkojnë bileta për në “Rusi 2018”

Q.Autor

TAKIMI REAL MADRID-LIVERPOOL/ Perez planifikon shkëmbimin e lojtarëve, ja yjet e mëdhenj

Delo.autor

Leave a Comment