Futboll Seria A Sport

EA Sports shfaq pamjen e parë të Ronaldos me fanellën e Juventus (FOTO)

Përveç Kupës së Botës, nuk ka pasur asnjë histori më të madhe vere se kalimi i Cristiano Ronaldo-s tek Juventus. Por transferimi i portugezit do t’i ketë shkaktuar jo pak dhimbje koke EA SPorts duke ditur që ai është në kopertinën e FIFA 19.

Por fatmirësisht, FIFA ka pasur aq kohë sa për ta rregulluar me fanellën e re dhe për ta shfaqur në mënyrë dixhitale në FIFA 19 bashkë me shokët e ekipit.

Ai shfaqet përkrah Giorgio Chiellini, Douglas Costa, Paulo Dybala dhe Emre Can që sapo i është bashkuar klubit italian nga Liverpool.

Nëse Ronaldo do të mbajë aftësinë e përgjithshme 94 te FIFA, ai do të jetë lojtari më i mirë i kampionatit italian në 13 vitet e fundit.

Fatmirësisht nuk do të presim shumë për të luajtur Ronaldo-n tek Juventus, pasi pritet që versioni demo i FIFA 19 të dalë në treg shumë shpejtë.

Related posts

E PABESUESHME/ Për çfarë duhen tifozët? Gjysma e klubeve të Premier League nuk kanë nevojë për…

Isa.Autor

Vajza e Schumacherit flet për herë të parë për mediet

Sadik.Autor

VAZHDON ME “ÇMENDURITË”/ Ja ku do të festojë Klopp ditëlindjen e 52-të

Delo.autor

Leave a Comment