Futboll Sport

Efekti Alisson, Leicester blen 15 mln EURO portierin e Liverpool

Leicester City ka nënshkruar me portierin e Liverpool Danny Ward për 15 mln euro.

Ward largohet nga Anfield pas blerjes rekord të Alisson Becker për 73 mln euro.

Ward, 25 vjeç, i cili ka bërë katër paraqitje për Uellsin por vetëm tre për Liverpool, ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Dhelprat.

“Kam ardhur këtu të zhvillohem dhe shpresoj të sjell më shumë suksese për klubin,” shprehet portieri.

Ai ka kaluar sezonin e kaluar te Huddersfield në formë huazimi por nuk luajti asnjë ndeshje.

Ward është blerja e katërt e Leicester, pas Ricardo Pereira, Jonny Evans dhe James Maddison.

Related posts

MILAN “PESHKON” NË ANGLI/ Maldini gati 45 milionë euro për të “rrëmbyer” lojtarët…

Delo.autor

I HUMBI QENI 2 VITE MË PARË/ Gjykata detyron Sturridge t’i paguajë 30 mijë dollarë atij që ia gjeti

Delo.autor

“PA JUSTIFIKIME”/ Inzaghi në “fije të perit”, luan stolin përballë Porto-s

F.autor

Leave a Comment