Futboll La Liga Sport

ISH-TRAJNERI I BAYERN MUNICH/ Legjendari Heynckes: Iu tregoj lojtarin më me përvojë tek “Los Blancos”

Ish-trajneri i Bajernit të Mynihut, Jupp Heynckes thotë se Toni Kroos ka një rol kyç gjatë viteve të ardhshme te Reali i Madridit.

Gjermani ishte një nga lojtarët e parë që ka rinovuar kontratën në fazat përmbyllëse të sezonit të kaluar dhe Hejnckes është i bindur se është vetëm një çështje kohe përpara se Kroos të kthehet në formë të mirë fizike.

“Lojtarët me përvojë të tillë kanë nevojë për një trajner si Zidane për të marrë më të mirën prej tyre,” tha Heynckes, duke iu referuar Kroos.

“Unë jam mjaft i bindur se Toni do të luajë një rol kyç në Real Madrid për disa vite të tjera”, vijoi ai.

“Ekipi duhet të rifitojë stabilitetin me Zidanen”, tha ish trajneri i Real Madrid.

Jupp Heynckes e njeh mjaftë mirë Toni Kroos, pasi kanë punuar së bashku tek Bayern Munich para se të vinte tek Reali.

Related posts

REZULTATET NË KOHË REALE/ Skënderbeu ngushton diferencën, Flamurtari sërish në avantazh

Sadik.Autor

SULMON ASHPËR MODELEN/ Wanda: Ke nevojë për hartë që të dish kush është ku*va që i dërgon foto të martuarve

Delo.autor

NA LA PA FRYMË/ Surpriza e nxehtë e COUTINJOS, njihuni me kushërirën “BOMBË” të brazilianit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment