Champions League Futboll Sport

EFEKTI CHAMPIONS/ KUKËSI mbulohet me miliona, UEFA pasuron verilindorët

Ekipi i Kukësit pritet të dalë shumë më i pasur nga ky edicion i Kupave të Europës pavarësisht se si shkon ndeshja e kthimit ndaj Qarabag. Edhe nëse verilindorët eleminohen nga azerët, aventura Europiane do të vijojë të paktën edhe me dy ndeshje të tjera në turin e tretë kualifikues të Europa League.

Ndërkohë deri tani nënkampionët kanë siguaruar minimalisht 940 mijë Euro (660 mijë deri në ndeshjen ndaj Qarabag plus 280 mijë të tjera nga turi i tretë i Europa League).

Ndërkohë në rast mrekullie dhe kalimi në turin tjetër të Champions League, presidenti Gjici do vë në arkat e klubit edhe 480 mijë Euro të tjera, duke siguruar minimalisht ndërkohë edhe fazën Play-off të Europa League. Kjo do të tejkalonte në total 1 milionshin, me Kukësin që do të kthehej në një nga klubet më të pasura në Shqipëri.

Related posts

LA LIGA/ Përballja me Elchen, Barcelona rrëmben TRE pikë. Ruan zonën “Champions”

F.autor

Messi dërgon Barcelonën në çerekfinale të Championsit

Q.Autor

DËMTIMI I RËNDË/ “Ylli” i Man City sikurse nuk e keni parë asnjëherë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment